Tragjedi në Siri! Përplasen dy autobusë, dhjetëra viktima dhe të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Sirinë, ku të paktën 35 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy autobusëve.
Sipas Ministrisë siriane të Shëndetësisë, ngjarja ndodhi në rrugën që lidh Deir ez-Zor me Damaskun. Bilanci tragjik është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe është publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se në aksident u përfshinë një autobus që transportonte pjesëtarë të forcave të sigurisë së brendshme dhe një autobus civil me pasagjerë.
Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për transportimin e tyre drejt spitaleve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në vend, ndërsa vijon puna për identifikimin e viktimave dhe sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.


Be First to Comment