Skip to content

Tragjedi e rëndë! Nënë e bir humbin jetën në aksident

Tragjedi në Greqi: Nënë e bir shqiptar humbin jetën në aksident të rëndë rrugor

 

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku dy shtetas shqiptarë, nënë e bir, kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fortë me një kamion.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit, në rajonin e Serres. Sipas mediave greke, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat u përplas me një kamion për arsye që ende nuk janë sqaruar.

 

Përplasja rezultoi fatale për gruan 43-vjeçare dhe djalin e saj 24-vjeçar, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por nuk arritën t’i shpëtonin.

 

Trupat e pajetë janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres, ku do t’u nënshtrohen procedurave mjeko-ligjore.

 

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u dërgua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

 

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që në vijim të publikohen më shumë detaje për këtë ngjarje të rëndë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *