Edhe pse kjo e diel pritet të dominohet nga mot i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, në disa zona nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dobëta të shiut.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të lehta priten në qarqet e Elbasanit dhe Korçës. Ndërkohë, në Kukës, Dibër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër mund të ketë reshje lokale me intensitet të ulët.
Në pjesën tjetër të Shqipërisë moti do të mbetet kryesisht i kthjellët dhe pa reshje. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, duke arritur deri në 38°C në zonat e ulëta.
Temperaturat e parashikuara:
• Bregdeti: 22°C – 34°C
• Zonat e ulëta: 21°C – 38°C
• Zonat malore: 16°C – 33°C
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat bregdetare dhe në ato të larta malore priten herë pas here fuqizime të përkohshme të erës, me intensitet më të lartë.


Be First to Comment