73-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës në Mallakastër, dyshohet për arrest kardiak
Një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës, në qarkun Fier.
I moshuari, i identifikuar si Tetem Ismailaj, është gjetur nga familjarët brenda një kasolleje pranë banesës së tij.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 73-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
