Skip to content

Fundjava ideale për plazh! Ja zonat ku temperaturat do të jenë përvëluese

Fundjava sjell temperatura përvëluese në Shqipëri, ja zonat ku termometri shkon deri në 39°C

 

Pas luhatjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, fundjava pritet të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin, duke krijuar kushte ideale për plazh.

 

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, temperaturat më të larta priten në veri të vendit. Shkodra pritet të jetë ndër zonat më të nxehta, ku termometri mund të arrijë deri në 39°C. Në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër temperaturat parashikohet të ngjiten në rreth 38°C.

 

Në ultësirën perëndimore, temperaturat do të luhaten kryesisht nga 36 deri në 37°C, ndërsa në zonat bregdetare priten vlera nga 33 deri në 35°C, duke favorizuar aktivitetet në plazh.

 

Edhe Tirana do të përfshihet nga i nxehti. Edhe pse nuk parashikohen reshje, kryeqyteti do të ketë vranësira dhe lagështirë të lartë, çka do të bëjë që temperaturat të ndihen edhe më të larta, deri në rreth 40°C.

Published inNews Shqip