Netanyahu i përgjigjet Turqisë pas urdhrit të arrestimit: “Përpjekja për të na frikësuar nuk do të ketë sukses”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas raportimeve se autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij.
Në deklaratën e tij, Netanyahu ka sulmuar ashpër presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, duke e cilësuar atë si “diktator antisemit” dhe duke akuzuar Ankaranë për qëndrimet e saj ndaj Izraelit dhe zhvillimeve në rajon.
Netanyahu deklaroi se Erdoğan ka ndërmarrë veprime kundër kurdëve, ka ofruar mbështetje për Hamasin dhe ka ndërhyrë në çështje të tjera rajonale. Ai gjithashtu e akuzoi presidentin turk për burgosjen e gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë.
Sipas Netanyahut, përpjekjet e presidentit turk për të ushtruar presion apo për të frikësuar drejtuesit dhe ushtarët izraelitë nuk do të ndikojnë në qëndrimin e Izraelit.
“Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit nuk do të ketë sukses”, deklaroi Netanyahu, duke e përshkruar Izraelin si “demokracinë e vetme të vërtetë në Lindjen e Mesme”.
