Shtesat për fëmijë në Kosovë, nis verifikimi i përfituesve
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nisur verifikimin e përfituesve të shtesave për fëmijë, me qëllim që pagesat nga buxheti i shtetit të vazhdojnë vetëm për familjet që plotësojnë kriteret ligjore.
Kontrollet po zhvillohen në një kohë kur shtesat mujore për fëmijë janë rritur në 30 euro. Në fokus të verifikimeve janë edhe familjet që janë larguar nga Kosova dhe mund të mos kenë më të drejtë të përfitojnë nga kjo skemë.
Familjet që i plotësojnë kushtet nuk preken nga ky proces. Aktualisht, rreth 406 mijë fëmijë përfitojnë nga skema e shtesave.
