Një deklaratë e fortë nga profesori i njohur Enver Bytyçi ka rikthyer në vëmendje debatet mbi zhvillimet politike dhe raportet e Edi Ramës me George Soros.
Në një prononcim për “Vip Magazine”, Bytyçi ka ngritur pikëpyetje mbi atë që mund të jetë diskutuar gjatë takimit të raportuar mes Ramës dhe Sorosit, si dhe mbi ndikimin e mundshëm të zhvillimeve të tilla në skenën politike shqiptare.
Profesori ka hedhur gjithashtu dyshime mbi një lidhje të mundshme me zhvillimet në raport me administratën e Donald Trump, duke vënë theksin te prapaskenat dhe interesat politike që, sipas tij, mund të fshihen pas këtyre kontakteve.
Deklaratat e tij pritet të hapin një debat të ri në opinionin publik mbi marrëdhëniet politike dhe ndikimet ndërkombëtare në Shqipëri.
