Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të diele fshatin Mgull, në Njësinë Administrative Pult, në Dukagjin, ku dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri.
Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe L.B., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:20. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë së zonës, informacioni për ngjarjen ka mbërritur me vonesë në Policinë e Shkodrës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë edhe grupi i posaçëm hetimor, i cili ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, përcaktimin e dinamikës së saj dhe zbardhjen e motiveve.
Policia po punon gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Hetimet vijojnë, ndërsa priten të dhëna të reja në lidhje me rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
