Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar momente paniku, pasi në kovën e nxjerrë nga pusi është shfaqur papritur një gjarpër.
Sipas familjarëve, ngjarja ndodhi teksa e zonja e shtëpisë po nxirrte ujë nga pusi për përdorim të përditshëm. Në momentin që ngriti kovën, ajo vuri re zvarranikun brenda saj dhe, e frikësuar, e lëshoi menjëherë kovën dhe u largua me vrap.
Gjarpri më pas është larguar dhe është fshehur mes gurëve të një gardhi pranë kopshtit. Familjarët kanë tentuar ta gjejnë për ta larguar, por nuk kanë mundur ta lokalizojnë.
Pas incidentit, familja ka vendosur të mos e përdorë më ujin e pusit për nevoja familjare, nga frika se gjarpri mund të jetë ende në zonë ose se mund të ketë ndotur ujin.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa familjarët kanë mbetur të alarmuar nga ajo që panë në kovën e ujit.
