Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Dorëhiqet ministrja, vendimi i papritur që trondit politikën

Dorëhiqet nga drejtimi i PS-së në Vlorë, ministrja Erjona Ismaili zbulon arsyen

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili bëri të ditur se vendimi vjen në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste.

Ajo shprehet se ka drejtuar strukturën e PS-së në Vlorë për rreth një vit e tre muaj, duke e cilësuar këtë detyrë si një përgjegjësi dhe privilegj.

“Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që për 1 vit e 3 muaj të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama”, është shprehur Ismaili.

Ministrja theksoi se gjatë kësaj periudhe është përpjekur ta ushtrojë detyrën me përkushtim, korrektësi dhe integritet.

“Duke qenë e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture kaq të rëndësishme”, shtoi ajo.

Në përfundim, Ismaili bëri të ditur se dorëheqja e saj synon t’i hapë rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në Vlorë, në kuadër të fazës përfundimtare të riorganizimit të strukturave të partisë.

Published inNews Shqip