Nxënësit e Kosovës kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në NEO Science Olympiad, e mbajtur në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku konkurruan rreth 300 nxënës nga 30 vende të ndryshme të botës.
Ekipi kosovar u rikthye me gjithsej 16 medalje: 6 të arta, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta. Përveç kësaj, nxënësit siguruan edhe 7 vende në kategorinë prestigjioze “Best of the Best”.
Të rinjtë garuan në fusha të ndryshme, si matematika, shkencat natyrore, biologjia, kimia, programimi dhe Inteligjenca Artificiale, duke përfaqësuar Kosovën me rezultate të shkëlqyera dhe duke dëshmuar potencialin e lartë të tyre në arenën ndërkombëtare.
