Skip to content

E RËNDË NË GJAKOVË/ 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

E RËNDË NË GJAKOVË/ 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, nis hetimi

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Rrustem Berisha”.

Sipas informacioneve të raportuara, rasti është zbuluar më 4 shtator, rreth orës 12:15, kur një familjar ka shkuar për ta vizituar. Kontakti i fundit me 49-vjeçarin, Bashkim Hajredini, ishte më 2 shtator, rreth orës 17:00. Mësohet se ai jetonte i vetëm prej rreth dy vitesh.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet mjekësore. Personeli shëndetësor ka konstatuar vdekjen e 49-vjeçarit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, viktima, i lindur në vitin 1977, është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:20. Pas konstatimit të vdekjes nga personeli mjekësor, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit.

Me konsultimin e prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, me qëllim përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes.

Published inNews Shqip