Skip to content

Adriatik Lapaj zbulon kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, ja kush është

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka konfirmuar se do të vijojë të mbështesë Florian Binajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Gjatë një interviste në “Report TV”, Lapaj deklaroi se marrëveshja e arritur vitin e kaluar për mbështetjen e kandidaturës së pavarur të Binajt mbetet ende në fuqi për lëvizjen që ai drejton.

“Kur u vendos për garën për Tiranën, ramë dakord që të mbështesim kandidatin Florian Binaj. Ne i qëndrojmë akoma. Këta tani ndryshuan mendje. Tani më kërkoni mua llogari që lëvizën këta të tjerët”, u shpreh Lapaj.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që “Shqipëria Bëhet” të mbështesë një kandidat të propozuar nga Partia Demokratike, duke i bërë kësaj të fundit thirrje që të bashkohet rreth një kandidature të propozuar prej lëvizjes së tij.

Published inNews Shqip