Aksident në Elbasan, plagosen nënë e bijë në aksin Krrabë–Bradashesh
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Elbasanit, ku dy persona, nënë e bijë, kanë mbetur të plagosura.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në zonën e Dopajt, në segmentin rrugor që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes.
Për shkak të aksidentit, nëna dhe vajza kanë pësuar lëndime trupore. Fatmirësisht, sipas raportimeve të para, të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në përplasjen.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti.
