Vëllai i Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e motrës së tij.
Në një postim në Facebook, ai ka treguar se e ka të vështirë të gjejë fjalët për të përshkruar dhimbjen që i ka shkaktuar vrasja e Arlindës.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, shkruan ai në dedikimin e tij prekës.
Në përfundim të mesazhit, vëllai shpreh dëshirën dhe shpresën që të ribashkohen një ditë në Xhenet, duke përcjellë dhimbjen e madhe për humbjen e parakohshme të motrës.
