Skip to content

Aksident i rëndë, 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Balldre, në Lezhë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”. Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi të.

Si pasojë e aksidentit, 16-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Published inNews Shqip