Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në zonën e Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku dy vajza kanë mbetur të plagosura rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarat janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga pamjet e publikuara, automjetet e përfshira në përplasje kanë pësuar dëme të mëdha materiale, çka tregon për forcën e goditjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Identiteti dhe mosha e dy vajzave të plagosura nuk janë bërë ende publike, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Be First to Comment