Skip to content

Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave paraprake, një Volkswagen Golf, që po udhëtonte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip Benz, i cili po lëvizte në drejtim të kundërt.

Për pasojë, kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjerja e njërit prej automjeteve.

Të dy personat janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.

Published inNews Shqip