Skip to content

CIA paralajmëron Evropën/ Zbardhen vendet që mund të jenë në shënjestër të sulmeve me dronë

SHBA paralajmërojnë për një operacion të mundshëm rus me dronë në Mesdhe

Shërbimet amerikane të inteligjencës raportohet se kanë informuar disa vende evropiane për një operacion të mundshëm rus me dronë në zonën e Mesdheut.

Sipas raportimeve të mediave, ndër vendet që mund të jenë të prekura janë Spanja, Franca dhe Italia. Burimet e cituara pretendojnë se dronët mund të transportohen nëpërmjet anijeve tregtare, të fshehur brenda kontejnerëve.

Në raportime përmendet modeli Gerbera, i cili, sipas burimeve të cituara, mund të përdoret për operacione që synojnë aeroporte, porte apo infrastruktura të tjera, si dhe për të krijuar pasiguri.

Paralajmërimi thuhet se është përcjellë pas vizitës së drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë më 25 gusht. Sipas burimeve të cituara nga El Mundo, autoritetet evropiane janë informuar për mundësinë e përshkallëzimit të veprimeve ruse ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën.

Megjithatë, këto raportime nuk janë konfirmuar nga të gjitha vendet e përmendura. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mohuar se Italia ka marrë një paralajmërim të tillë nga CIA.

Raportimet vijnë në një kohë kur vendet evropiane kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme për incidente dhe operacione të dyshuara ruse në territorin e Evropës.

Published inNews Shqip