Skip to content

Aksident në tunelin e Murrizit, trajleri përplaset me barrierat dhe bllokon qarkullimin drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme pranë tunelit të Murrizit, në krahun që të çon drejt Tiranës. Një trajler ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

 

Sipas informacioneve paraprake, përplasja me barrierat ka shmangur rënien e kamionit në greminë, ndërsa mjeti i tonazhit të rëndë ka mbetur i bllokuar në rrugë.

 

Për shkak të pozicionit të trajlerit, një pjesë e madhe e tij ka zënë hapësirën e kalimit, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja drejtimet.

 

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e autoriteteve për largimin e mjetit dhe normalizimin e trafikut.

Published inNews Shqip