Skip to content

Protestë kundër Edi Ramës në Dublin, në shënjestër edhe ish-ministrja Etilda Gjonaj!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përballur me protesta gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin të Irlandës, ku ka mbërritur i shoqëruar nga stafi i tij.

 

Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Irlandë janë mbledhur pranë godinës ku po zhvillohej takimi, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj kreut të qeverisë shqiptare.

 

Në momentin kur Rama është shfaqur jashtë ndërtesës, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër tij, duke kërkuar largimin nga detyra dhe duke përdorur edhe etiketime të ashpra.

 

“Rama, jep dorëheqjen! Ik o kriminel!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë protestës.

 

Situata është tensionuar më tej kur disa persona nga turma kanë tentuar të hedhin sende në drejtim të kryeministrit. Një prej protestuesve ka hedhur edhe një objekt të bardhë drejt tij.

 

Ndërkohë, shërbimet e sigurisë dhe policia irlandeze kanë qenë të pranishme në vendngjarje, por sipas përshkrimit të ngjarjes, nuk kanë ndërhyrë gjatë momentit të protestës.

 

Protesta u zhvillua në prani të kryeministrit dhe delegacionit që e shoqëronte, duke tërhequr vëmendje për reagimin e shqiptarëve që jetojnë në Irlandë ndaj vizitës së tij.

Published inNews Shqip