Skip to content

Aksident tragjik, humb jetën një i ri – publikohet identiteti i tij

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, ku u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni më 26 qershor.

Viktima, Floriano Cani, banues në Gemona del Friuli, humbi ndjenjat menjëherë pas incidentit. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit në Padova me helikopter dhe u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, ku mori trajtim të specializuar mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 27-vjeçari ndërroi jetë më 30 qershor, duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas mediave të huaja, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe është konstatuar menjëherë serioziteti i gjendjes së tij. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Padovës dhe është klasifikuar si një tjetër rast fatal në vendin e punës në rajonin e Venetos.

Autoritetet dhe përfaqësues sindikalë kanë theksuar nevojën urgjente për rritjen e sigurisë në vendet e punës, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe në rritje. Sipas tyre, mbrojtja e jetës së punëtorëve duhet të jetë prioritet kryesor për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *