Skip to content

Aksidenti me motor i merr jetën të riut 19-vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, në zonën e Mleqanit, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar.

Sipas informacioneve të bëra publike, viktima është identifikuar si Ermal Shala. Ai dyshohet se ka pësuar vetaksident me motoçikletë.

Për rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 në fshatin Llazicë të Malishevës.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar se drejtuesi i motoçikletës, mashkull 19-vjeçar, ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Krasniqi.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *