🚨 ALARM në Ballkan – Virusi vdekjeprurës po përhap frikë në rajon!
Një nga hantaviruset më të rrezikshëm në Evropë, i njohur si virusi Dobrava-Beograd, po rikthen alarmin në Ballkan pas rasteve të raportuara në shtetin fqinj. Ekspertët paralajmërojnë se ky variant agresiv mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme, dështim të veshkave dhe komplikime fatale.
Sipas studimeve shkencore, shkalla e vdekshmërisë nga ky virus arrin deri në 12%, duke e bërë atë ndër më të rrezikshmit në kontinent. Virusi përhapet përmes grimcave të infektuara nga brejtësit dhe simptomat e para shpesh ngatërrohen me gripin apo virozat sezonale.
Mjekët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos pas qëndrimit në zona rurale, bodrume apo ambiente të vjetra ku mund të ketë prani të minjve pyjorë.