Skip to content

TRONDITËSE! Izraeli lëshon paralajmërimin urgjent: “Largohuni menjëherë nga shtëpitë”, pritet sulm i fuqishëm…

E TENSIONUAR! Izraeli urdhëron evakuim urgjent në jug të Libanit: “Largohuni menjëherë, do të godasim Hezbollahun”

 

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve të disa fshatrave në jug të Libanit që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, për shkak të sulmeve të pritshme ndaj pozicioneve të Hezbollahut, pavarësisht armëpushimit që synon ndalimin e përplasjeve mes palëve.

 

Në një deklaratë publike, zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite tha se Izraeli do të veprojë me forcë kundër Hezbollahut, duke e akuzuar grupin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Ai paralajmëroi banorët që të qëndrojnë të paktën 1 kilometër larg zonave të rrezikuara dhe të zhvendosen drejt hapësirave të sigurta.

 

Ndërkohë, tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë të përshkallëzohen çdo ditë në jug të Libanit. Sipas raportimeve, Hezbollahu ka lëshuar raketa dhe dronë drejt bazave ushtarake izraelite, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të fundit në Bejrut dhe zonat jugore të Libanit.

 

Autoritetet libaneze bëjnë me dije se të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *