Skip to content

Alarm në Rinas! Trafiku ajror bllokohet, Albcontrol konfirmon fikjen e sistemeve

Trafiku ajror në Shqipëri u pezullua përkohësisht rreth orës 17:30, pas një problemi teknik të konstatuar në sistemet e radarëve të Albcontrol.

Për të garantuar sigurinë e fluturimeve, qarkullimi i avionëve në hapësirën ajrore shqiptare u ndal për disa minuta. Pezullimi preku edhe operacionet e ngritjes dhe uljes në aeroportin e Rinasit.

Menjëherë pas konstatimit të problemit, ekipet teknike të Albcontrol ndërhynë për të identifikuar shkakun dhe për të rikthyer sistemet në funksion. Sipas kompanisë, masat u morën për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për avionët dhe pasagjerët.

Rreth orës 18:00, afërsisht 90% e sistemeve kishin rifilluar funksionimin normal, ndërsa ekipet vijuan punën për rikthimin e plotë të pjesës së mbetur.

Albcontrol deklaroi se ndërhyrja e shpejtë dhe koordinimi i ekipeve teknike ndihmuan në menaxhimin e situatës dhe në shmangien e një bllokimi më të gjerë të trafikut ajror në vend.

Published inNews Shqip