Skip to content

Pensionistët në pritje! Rama zbulon lajmin e shumëpritur për të moshuarit

Qeveria Rama ka vendosur pensionet në qendër të planit të saj për rritjen e mbështetjes sociale. Objektivi është që deri në fund të vitit 2029, pensioni mesatar për personat me kontribute të plota të arrijë në 400 euro, ndërsa pensioni minimal të shkojë në 200 euro.

Ky plan synon të përmirësojë të ardhurat dhe standardin e jetesës së pensionistëve, përmes një skeme rritjeje të parashikuar për katër vite radhazi. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e pensioneve do të vijë gradualisht, me synimin për të dyfishuar rritjen çdo vit.

“Pensionet kanë hyrë në një plan rritjeje katërvjeçare, ku çdo vit rritja do të dyfishohet. Sot pensioni mesatar, duke iu referuar sigurimeve të plota, është rreth 300 euro. Synimi është që në vitin 2029 të arrijë në 400 euro”, është shprehur Rama.

Sipas të dhënave të përmendura, gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama pensioni mesatar ishte rreth 86 euro, ndërsa në vitin 2024 ai arriti në 175 euro.

Paralelisht me rritjen e pensioneve, qeveria synon edhe modernizimin e sistemit të sigurimeve shoqërore përmes digjitalizimit. Qëllimi është që qytetarët të kenë akses më të shpejtë dhe më të lehtë në shërbime, ndërsa sistemi të ofrojë më shumë transparencë në administrimin dhe gjurmimin e kontributeve.

Sipas planit, digjitalizimi pritet të ndihmojë edhe në luftën ndaj informalitetit në tregun e punës dhe të nxisë deklarimin e pagave reale.

Published inNews Shqip