Skip to content

Ngjarje e rëndë në vend/ Gjendet një person i pajetë, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Fier, ku një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman.

Rasti është denoncuar rreth orës 12:00, kur Salla Operative e DVP Fier është njoftuar për praninë e kufomës në këtë zonë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për identifikimin e viktimës.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar çdo të dhënë që mund të ndihmojë në zbardhjen e saj.

Policia bën me dije se puna hetimore vijon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Published inNews Shqip