Skip to content

Albulena Haxhiu zbulon emrin për Presidentin: “Loja” merr tjetër drejtim

Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila është shprehur se do ta votonte një kandidat për president nëse ai do të vinte nga radhët e LDK-së.

Haxhiu e ka cilësuar këtë qëndrim si të gabuar, duke theksuar se presidenti i ardhshëm, sipas saj, duhet të jetë një figurë që nuk i përket asnjë partie politike.

Megjithatë, gjatë diskutimit për mundësinë e kandidimit të figurave partiake, Haxhiu ka përmendur edhe emrin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Ne, nëse flasim për emra partiakë, e kemi Glauk Konjufcën”, ka deklaruar Haxhiu.

Me këtë deklaratë, emri i Konjufcës është futur edhe në diskutimet politike rreth kandidaturave të mundshme për presidentin e ardhshëm.

Published inNews Shqip