Skip to content

Bebja e çiftit shqiptar lind me peshë të pazakontë, mjekët italianë mbeten të habitur

Foshnja shqiptare lind me peshë 5.6 kilogramë në Itali, ja emri që i vendosën prindërit

Një lindje e veçantë ka tërhequr vëmendjen e stafit mjekësor në Itali, pasi një 34-vjeçare shqiptare ka sjellë në jetë djalin e saj me peshë plot 5.6 kilogramë.

Vogëlushi, të cilit prindërit i kanë vendosur emrin Everest, ka lindur më 6 tetor në spitalin e Sassuolos, përmes lindjes natyrale. Çifti, me origjinë shqiptare, jeton në qytetin e Vignolës në Itali.

Pesha e të porsalindurit e ka bërë këtë rast të veçantë për personelin shëndetësor, pasi është dukshëm më e lartë se pesha mesatare e foshnjave në lindje.

Everest është fëmija i tretë i familjes. Lajmi është bërë publik nga vetë spitali i Sassuolos, i cili ka ndarë edhe fotografi të foshnjës së bashku me nënën, maminë dhe anëtarë të ekipit të repartit të gjinekologjisë.

Ardhja në jetë e vogëlushit është pritur me gëzim nga familja, ndërsa pesha e tij e pazakontë e ka kthyer lindjen në një ngjarje të veçantë për stafin mjekësor dhe komunitetin shqiptar që jeton në Itali.

Published inNews Shqip