Skip to content

LAJM I FUNDIT | Edi Rama merr një vendim të ri, priten detaje

Anulohet vizita e Edi Ramës në Austri, nuk do të zhvillohet takimi me kancelarin Christian Stocker

Vizita zyrtare që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor 2026, në Vjenë të Austrisë, është anuluar nga pala shqiptare.

Lajmi është publikuar nga portali austriak OTS.at, i cili shpërndan njoftime për shtyp. Sipas njoftimit, takimi i parashikuar mes Ramës dhe kancelarit federal austriak, Christian Stocker, nuk do të mbahet.

Gjatë vizitës, kryeministri shqiptar pritej të pritej me nderime ushtarake nga homologu i tij austriak, në kuadër të takimit zyrtar në Vjenë.

Anulimi vjen në një periudhë të tensionuar në Shqipëri, ku prej disa ditësh po zhvillohen protesta, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Gjatë tubimeve janë raportuar gjithashtu incidente me gurë dhe molotovë, si dhe dëmtime ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.

Në njoftimin e publikuar nga OTS.at thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”.

Published inNews Shqip