Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Berisha “goditet” nga aleati i tij më i fuqishëm!

Posted on April 4, 2026 by admin

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka shkaktuar reagime të shumta, ku një pjesë e madhe e mbështetësve e konsiderojnë atë si një zgjedhje të përshtatshme për drejtimin e kryeqytetit.

Së fundmi, vëmendje ka tërhequr deklarata e kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, një aleat i hershëm i Sali Berishës, i cili këtë herë është shprehur hapur në favor të Braçes.

Në një intervistë për News 24, Duka e vlerësoi Braçen si një figurë të ndershme dhe me përvojë të gjerë, duke theksuar se ai mund të sjellë ndryshime pozitive në Tiranë.

“Nëse Braçe vendos të kandidojë, unë do t’i jap votën time. Është një njeri që ia vlen, me eksperiencë dhe kontribut të madh. Ka gjithashtu nuhatje politike dhe e njoh prej kohësh. Erion Braçe, kam simpati personale, edhe për shkak të angazhimit të tij në çështjet e bujqësisë. Është i duhuri për Bashkinë e Tiranës.

Si njeri është i ndershëm dhe do i bënte mirë Tiranës. Ka përvojë të jashtëzakonshme. Nëse vendos të kandidojë, unë do ta mbështes. Ai ka kontribut dhe eksperiencë të madhe në politikë,” u shpreh Duka.

Post Views: 253

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”
  • Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca
  • Rama ndaj Greqisë: Retorika që nxit tensione duhet të ndalet
  • Momente tmerri në ajër: Thyhet xhami i avionit me pasagjerë, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Angli

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme