Skip to content

Birmingham City kërkon sulmuesin e Shqipërisë, klubi bën ofertë zyrtare

Birmingham City ka hedhur një hap konkret për transferimin e Anis Mehmetit. Klubi anglez ka paraqitur ofertë zyrtare për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili aktualisht aktivizohet te Ipswich Town.

Sipas BBC, oferta është bërë zyrtare të premten, ndërsa drejtuesit e Birmingham Cityt janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje për 25-vjeçarin në një të ardhme të afërt.

Tashmë gjithçka varet nga Ipswich Town, që duhet të vendosë nëse do ta pranojë propozimin dhe do t’i hapë rrugë largimit të Mehmetit, apo do të zgjedhë ta mbajë futbollistin shqiptar në skuadër.

Mehmeti u transferua te Ipswich Town në janar të këtij viti nga Bristol City, për një shumë prej rreth 3 milionë eurosh.

Ipswich aktualisht garon në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez. Klubi ishte pjesë e Premier League sezonin e kaluar, por pas përfundimit të kampionatit në vendin e dytë me 84 pikë, rikthehet në Championship.

Mehmeti, i cili mund të luajë në rolin e mesfushorit ofensiv, ka regjistruar deri tani pesë paraqitje me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Published inNews Shqip