Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina më lirë nga sot
Vetëm 24 orë pas ndryshimeve të fundit, Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në vend.
Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës është ulur me 4 lekë për litër, duke zbritur nga 180 në 176 lekë/litër. Ndërkohë, benzina është ulur me 2 lekë për litër, nga 168 në 166 lekë/litër.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 17 qershor 2026, në orën 13:00, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
📌 Çmimet e reja:
Nafta: 176 lekë/litër
Benzina: 166 lekë/litër
Autoritetet kanë paralajmëruar se çdo subjekt që nuk zbaton çmimet e përcaktuara do të përballet me masa administrative, deri në pezullimin e aktivitetit.