Shpërthen b*mba në shtëpinë e avokatit të njohur

Prizreni është zgjuar pas një shpërthimi që ka tronditur një lagje të qytetit. Sipas burimeve ekskluzive të Gazetës Sinjali, pas mesnatës persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të shtëpisë së avokatit prizrenas, Betim Kadolli, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shpërthimi raportohet të ketë qenë shumë i fuqishëm, duke dëmtuar automjetet e parkuara në oborr si dhe një pjesë të objektit banesor. Familjarët kanë përjetuar momente frike të madhe gjatë ngjarjes së ndodhur në orët e vona të natës. Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndonëse situata mund të kishte përfunduar me pasoja më të rënda.

Menjëherë pas incidentit, njësitë policore dhe ekipet e specializuara kanë dalë në vendngjarje, ku kanë nisur ekzaminimet dhe mbledhjen e provave me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një akt intimidimi apo për motive të tjera pas këtij sulmi ndaj avokatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *