Bie çmimi i naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

Ulen çmimet e karburanteve në vend, nafta dhe benzina më lirë

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e hidrokarbureve, duke vendosur ulje të çmimit për naftën dhe benzinën.

Sipas vendimit, çmimi i naftës është ulur me 3 lekë për litër dhe do të tregtohet me 180 lekë/litër. Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar një ulje prej 2 lekësh, duke zbritur nga 170 lekë në 168 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen dhe reflektohen luhatjet e mëtejshme në tregun e karburanteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *