Skip to content

Aksident i rëndë në Vlorë–Orikum, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në zonën e Radhimës, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, kur një automjet i drejtuar nga 32-vjeçari V. R. është përplasur me dy mjete të tjera që drejtoheshin nga F. K. dhe A. M.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa pas aksidentit të tre automjetet janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Si pasojë, drejtuesi i njërit prej mjeteve, F. K., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, tre shtetas të huaj që udhëtonin në automjetin e drejtuar nga A. M. kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *