Deputetja e pavarur australiane, Helen Haines, 65 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në spital pasi u përplas nga një automjet pranë zyrës së saj elektorale.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, u shpreh se ngjarja dyshohet të mos ketë qenë një aksident, por një veprim i qëllimshëm.
Sipas informacioneve paraprake, Haines po nxirrte disa sende nga bagazhi i një automjeti, kur u godit nga një Toyota Land Cruiser e bardhë. Për shkak të gjendjes së rëndë, ajo u transportua me helikopter drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili u ndalua fillimisht nga një kalimtar. Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet gjetën edhe një thikë, e cila u sekuestrua në kuadër të hetimeve.
Helen Haines është deputete e pavarur në Parlamentin australian dhe përfaqëson zonën elektorale të Indi-t që prej vitit 2019. Hetimet për rrethanat dhe motivet e ngjarjes vijojnë.
