Skip to content

Lajm i fundit/ SPAK del me njoftim zyrtar për Ballukun, zhvillim i rëndësishëm për qeverinë Rama

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se më 20 tetor 2026 i ka komunikuar Belinda Ballukut akuzat përfundimtare në kuadër të çështjes penale ndaj saj.

 

Sipas njoftimit zyrtar, Balluku përballet me akuza për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, nëntë herë dhe në bashkëpunim, si dhe për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe të funksionarëve të lartë shtetërorë.

 

Gjithashtu, akuzat përfshijnë mosdeklarimin ose deklarimin e rremë të pasurive dhe interesave private, në dy raste, si dhe pastrimin e produkteve të veprës penale lidhur me dy pasuri të paluajtshme, në rrethana cilësuese.

 

SPAK bëri të ditur se po vijon procedurat për t’u komunikuar akuzat edhe personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje. Institucioni theksoi se detaje të tjera do të publikohen në një moment të mëvonshëm.

Published inNews Shqip