Droni rus godet trenin e pasagjerëve pranë kufirit me Poloninë
Një dron rus ka goditur një tren pasagjerësh në perëndim të Ukrainës, vetëm rreth dy kilometra larg kufirit me Poloninë. Incidenti ka ndodhur pak minuta pasi në të njëjtën linjë kishte kaluar një tren ku udhëtonte ish-kryeministri britanik Boris Johnson, së bashku me zyrtarë të lartë evropianë.
Nga sulmi nuk raportohet për viktima, ndërsa droni goditi lokomotivën dhe shkaktoi dëme materiale.
Pas incidentit ka reaguar edhe Boris Johnson, i cili kritikoi mungesën e mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
“Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”, është shprehur Johnson.
Nga ana tjetër, Rusia deklaroi se objektivi i sulmit ishte infrastruktura hekurudhore ukrainase.
Goditja shumë pranë kufirit me Poloninë ka shtuar shqetësimet për rrezikun që sulmet ruse të afrohen gjithnjë e më shumë me territorin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
