Skip to content

Gjendje e rënduar për moderatorin e njohur, pëson goditje në tru

Bledi Strakosha flet pas ndërhyrjes së vështirë: “Mirënjohje nga zemra”

Moderatori i njohur Bledi Strakosha ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, gjatë së cilës iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale në një spital privat në Tiranë.

Strakosha qëndroi për 12 ditë nën kujdesin e mjekëve dhe, pas përfundimit të trajtimit, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe.

“Ka periudha në jetë që të bëjnë të ndalosh, të reflektosh dhe të kuptosh edhe më shumë se sa e çmuar është jeta dhe njerëzit që ke pranë”, shkruan ai.

Strakosha shprehu mirënjohjen për çdo mesazh, telefonatë, fjalë të mirë, lutje dhe mendim pozitiv që mori gjatë ditëve të vështira.

“Fatmirësisht, gjithçka shkoi shumë mirë falë ekipit të drejtuar nga Profesor Eugen Enesi. Faleminderit edhe doktoreshë Vojsava Leka dhe Stela Dodaj që më ndoqën për 12 ditë me një përkushtim të rrallë”, u shpreh moderatori.

Në fund, ai falënderoi veçanërisht familjen e tij dhe të gjithë personat që i qëndruan pranë gjatë kësaj periudhe.

“Faleminderit që ishit pranë meje, veçanërisht familjes sime. Mirënjohje nga zemra!”, përfundon Strakosha.

Published inNews Shqip