Momente paniku dhe frike në Haraçinë, ku një ndjekje policore e shoqëruar me të shtëna armësh ka shqetësuar banorët e zonës.
Sipas dëshmive të qytetarëve, ngjarja ka ndodhur në mes të një zone të banuar, pranë shtëpive me familje dhe fëmijë, duke shkaktuar alarm dhe panik të madh.
Disa persona raportohet se kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë si pasojë e tronditjes dhe frikës së fortë, ndërsa banorët shprehin shqetësim për përdorimin e armëve në një zonë të populluar dhe kërkojnë sqarime për mënyrën si është menaxhuar situata.