Skip to content

TRONDITËSE! Djali vret babanë pas një sherri mes tyre!

Një 30-vjeçar është arrestuar në Selanik të Greqisë, i dyshuar për vrasjen e babait të tij 67-vjeçar.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite në zonën e Triadit, ku viktima është gjetur i pajetë në banesën e tij rreth orës 16:00. Në vendngjarje ndodhej edhe djali i tij, i cili më pas ka pranuar se e ka vrarë të atin.

30-vjeçari dyshohet se u ka thënë autoriteteve se krimi ka ndodhur pas një konflikti familjar, pa dhënë detaje të tjera mbi rrethanat. Deri tani, mënyra e saktë e vrasjes mbetet ende e paqartë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet, ndërsa në vendngjarje pritet të mbërrijë edhe eksperti mjeko-ligjor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *