Korçë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, ku një 48-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, familjarët kanë njoftuar policinë pasi prej orësh nuk kishin mundur të kontaktonin me të. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë dhe hapjes së derës së apartamentit, 48-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e shtëpisë.
Burime nga hetimet bëjnë me dije se ai jetonte i vetëm prej kohësh, pas ndarjes nga bashkëshortja. Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa mendohet se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.