Skip to content

Tragjike! 50-vjeçarja sulmohet nga dy pitbullë teksa tentonte të shpëtonte qenin e saj

Një ngjarje tragjike është shënuar në Florida, ku një grua 50-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua brutalisht nga dy qen pitbull. Sipas raportimeve, ajo po shëtiste me qenin e saj kur tentoi ta mbronte nga sulmi i dy qenve të tjerë, por përfundoi vetë viktimë e agresionit.

 

Bashkëshorti i saj ka rrëfyer momentet e tmerrit, duke treguar se e gjeti gruan të plagosur rëndë dhe u përpoq ta ndihmonte deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës. 50-vjeçarja u transportua me helikopter drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.

Published inNews Shqip