Skip to content

Egla Ceno përplaset me gazetaren Morava: “Mos më detyro të ndërpres pushimet, zhapik”

Egla Ceno ironizon gazetaren Kostana Morava pas dyshimeve për fondet e Erindit, 17-vjeçarit jetim që u gjobit nga policia me 5 milionë lekë të vjetër gjatë protestës.

Aktorja ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku imiton gazetaren Morava, e cila ngriti pikëpyetje mbi fondet e mbledhura për të riun.

Në reagimin e saj, Ceno shkruan:

“Arsyeja pse unë nuk humba kohën time me këtë lloj zhapiku në një debat televiziv, është se nuk dua të kthej nga pushimet atë Eglën që shumica prej jush njihni.”

Erind Goçlari, i cili ka humbur të ëmën dhe jeton në kushte të vështira me të atin, motrën dhe vëllanë, mbështetet vetëm nga një pension modest. Deri më tani, shqiptarët kanë mbledhur mbi 150 mijë euro për të, ndërsa nevoja kryesore mbetet ndërtimi i një banese dinjitoze.

Published inNews Shqip