Euro rikthehet në rritje ndaj Lekut, arrin nivelin më të lartë në dy javë
Euro e ka mbyllur javën në rritje kundrejt Lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 91.97 lekë, rreth 0.5 lekë më shumë se një ditë më parë. Ky është niveli më i lartë i kursit Euro-Lek gjatë dy javëve të fundit.
Sipas agjentëve të tregut, lëvizje të shpejta në rritje të Euros mund të lidhen me transaksione të veçanta të blerjes së valutës në shuma të konsiderueshme. Një rritje e papritur e kërkesës për valutë mund të sjellë një forcim të menjëhershëm të Euros në treg.
Megjithatë, këto lëvizje zakonisht kanë karakter afatshkurtër dhe mund të korrigjohen brenda pak ditësh, pasi nuk lidhen domosdoshmërisht me një rritje të qëndrueshme të kërkesës për monedhën europiane.
Një korrigjim i lehtë në rritje i kursit të Euros pas përfundimit të sezonit veror mund të jetë gjithashtu i pritshëm. Në vitet e mëparshme, kjo tendencë është shfaqur pas kulmit të sezonit turistik. Këtë vit, megjithatë, rënia e Euros ka vijuar edhe gjatë muajit shtator, duke zbritur në nivele minimale historike. Për këtë arsye, një rikthim gradual nga këto nivele nuk do të ishte i pazakontë.
Pavarësisht rritjes së fundit, gjatë vitit 2026 Euro ka vijuar tendencën afatgjatë të dobësimit kundrejt Lekut. Rënia vjetore e kursit këtë muaj është afruar pranë nivelit maksimal prej rreth 6%.
Në të njëjtën kohë, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të Bilancit të Pagesave. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente zbriti në 361 milionë euro, ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky është gjithashtu niveli më i ulët i deficitit të llogarisë korrente për një gjashtëmujor që nga viti 2018. Përmirësimi është ndikuar kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe remitancave.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në bilancin e jashtëm është rritja e investimeve të huaja direkte. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, ato arritën në 741 milionë euro, duke u rritur me 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Në total, për gjashtëmujorin e parë
