Skip to content

E FUNDIT/Qeveria vendos për indeksimin, ja si do llogariten paratë tuaja!

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 6.4% – ja si do llogariten nga 2026

Qeveria ka vendosur të miratojë indeksimin e pensioneve në masën 6.4%, duke përcaktuar edhe mënyrën se si do të bëhet llogaritja për përfituesit e rinj.

Sipas vendimit, ky indeks do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar të vitit 2024 dhe do të përdoret për llogaritjen e pensioneve që do të nisin nga data 1 janar 2026 e në vazhdim.

Indeksimi lidhet me kontributet e paguara ndër vite dhe rivlerësimin e tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në masën fillestare mujore të pensionit për çdo përfitues të ri.

Vendimi përcakton se baza e vlerësuar nuk mund të tejkalojë:

trefishin e pagës minimale për periudhën 1994–2001

pagën maksimale në shkallë vendi për periudhën 2002 e në vijim

Po ashtu, theksohet se efektet financiare të këtij ndryshimi do të aplikohen vetëm për pensionet që do të caktohen nga 1 janari 2026 dhe do të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet financiare duke filluar nga viti 2026.

Published inNews Shqip