Skip to content

Fundjava sjell ndryshim të motit, temperaturat e larta “afrikane” drejt fundit

E shtuna me temperatura të larta, termometri arrin deri në 41°C

Edhe gjatë ditës së shtunë, vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes priten vranësira të pakta deri në mesatare gjatë orëve të mesditës.

Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu me intensitet të ulët, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale do të mbeten të larta, duke arritur deri në 41°C. Temperaturat më të larta priten në qytetet e Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Edhe gjatë natës moti do të mbetet i ngrohtë, me temperatura që do të luhaten nga 20°C deri në 24°C.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, era mund të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 14 m/s.

Kjo e shtunë pritet të jetë ndër ditët më të nxehta të kësaj periudhe, përpara një ndryshimi gradual të kushteve atmosferike.

Published inNews Shqip